Ibrahimovic drejtuar tifozëve të La Galaxy: Unë po iki, tani kthejuni Baseballit

Ibrahimovic drejtuar tifozëve të La Galaxy: Unë po iki, tani kthejuni Baseballit

22:42, 13/11/2019

Lidhja e dashurisë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zlatan Ibrahimovic mbaroi. Suedezit sapo i ka përfunduar kontrata me Los Angeles Galaxy dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Ish-futbollisti i PSG-s, përmes një postimi në Twitter falënderoi klubin amerikan në një mënyrë speciale.

" Kam ardhur, kam parë, kam fituar. Faleminderit LA Galaxy. Tifozë të Galaxy - ju keni dashur Zlatanin, dhe unë ua dhashë Zlatanin. Tani kthehuni në Baseball,  ” ishte postimi i Zlatan Ibrahimovic

Tek La Galaxy, Zlatan shënoi 53 gola dhe realizoi 15 asistime në 58 ndeshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco