Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Rrëfimi shokues i ish-futbollistit: Mafia më kërkoi autorizim për të vrarë Chilavert

Rrëfimi shokues i ish-futbollistit: Mafia më kërkoi autorizim për të vrarë Chilavert

22:29, 13/11/2019

Ish-sulmuesi i Newcastle, Faustino Asprilla ka zbuluar një detaj shokues që ka lidhje me mafien.

Në një dokumentar të bërë për jetën e tij, të titulluar “Faustino, Il Grande”, kolumbiani tregoi se pas një sherri me portierin dhe kapitenin e Paraguajit, Chilavert, një mafioz i kishte shkuar në hotel dhe i kishte kërkuar autorizimin për ta vrarë atë.

“Në një ndeshje eliminatore për Francë 1998, unë dhe Chilavert patëm një zënkë në fushë dhe u ndëshkuam të dy me karton të kuq, ndonëse nën një reagim të ashpër të publikut. Pas ndeshjes më erdhi në hotel një njeri i mafies, i njohur me pseudonimin Julo Fierro, i cili më kërkoi autorizim për të vrarë portierin e Paraguajit.

Ti je i çmendur. Gjithçka që ndodh në fushë, mbetet brenda saj”, i thashë”, tregoi sulmuesi në rrëfimin për jetën e tij.

Faustino Asprilla, me një karrierë rreth 17-vjeçare si profesionist, arriti të luajë për 5 sezone me Parmën dhe dy me Newcastle United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco