Kapiteni i Çekisë: Mungesa e Muriqit nuk është problem për Kosovën

Kapiteni i Çekisë: Mungesa e Muriqit nuk është problem për Kosovën

22:10, 13/11/2019

Kapiteni i përfaqësueses së Çekisë, Vladimir Darida, ka deklaruar se mungesa e Vedat Muriqit nuk do të jetë problem për Kosovën.

Në një deklaratë për mediat, Darida gjithashtu nuk kurseu elozhet për Rashicën dhe lojtarët e tjerë të Kosovës.

“Unë dje kam marrë vesh që Muriqi nuk do të luajë. Por mesa di unë ai do te zëvendësohet nga një tjetër sulmues i mirë dhe besoj që për Kosovën kjo nuk do të jetë problem”, ka deklaruar Darida.

“Rashica është një lojtar me shumë cilësi, shënon shume gola dhe ka natyrë të fortë. Ne nuk do të përqendrohemi vetëm tek ai por te të gjithë lojtarët e tjerë”.

Duke folur për rëndësinë e ndeshjes me Kosovën, Darida ka shtuar: “Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Ne e vlerësojmë në mënyrë profesionale dhe jemi të përgatitur maksimalisht”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco