Shqipëria U19 humbje turpëruese përballë Greqisë, zbehen shanset e kualifikimit

Shqipëria U19 humbje turpëruese përballë Greqisë, zbehen shanset e kualifikimit

21:28, 13/11/2019

Greqia U19 ka shkatërruar bashkëmoshatarët e Shqipërisë në përballjen e vlefshme për Grupin 4 eliminator të Kampionatit Europian.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Genk Arena” të Belgjikës, “helenët” mposhtën kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-1, shkruan SYRI.net.

Kuqezinjtë vinin në këtë turne me synime të qarta, teksa kërkonin kualifikimin, por kjo disfatë, duke se i ka zbehur shpresat.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e lehtë të Greqisë 1-0 falë golit në minutën e 13’ nga mesfushori Panagiotis Tzimas.

Porositë e dhëna nga trajneri Nevil Dede nuk rezultuan të suksesshme dhe në pjesën e dytë u shënuan në total edhe 5 gola të tjerë.

Vagiannidis (59’), Vrakas (72’), Liavas (85’) dhe Athanasakopoulos (88’) shënuan për të përfaqësuesen greke, ndërsa golin e “nderit” për Shqipërinë e realizoi Armando Dobra (81’).

Sfidën e radhës kuqezinjtë do ta luajnë pas 3 ditësh ndaj Belgjikës vendase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco