LIVE/ Shënohet goli i parë befasues në Greqi U19 – Shqipëri U19

LIVE/ Shënohet goli i parë befasues në Greqi U19 – Shqipëri U19

19:57, 13/11/2019

Është zhbllokuar rezultati në stadiumin “Genk Arena” të Belgjikës.

Greqia U19 ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj bashkëmoshatarëve të Shqipërisë në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin 4 eliminator të Kampionatit Europian.

Goli u realizua në minutën e 13’ nga mesfushori Panagiotis Tzimas.

Kjo humbje po i befason kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede të cilët kanë shprehur hapur synimet në këtë turne, pasi duan kualifikimin.

Takimi i sotëm gjykohet nga një treshe arbitrash skocezë me kryesor Kevin Klansin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco