Koeman: Mund të marr drejtimin e Barcelonës, por...

Koeman: Mund të marr drejtimin e Barcelonës, por...

17:01, 13/11/2019

Ronald Koeman ka pranuar se ekziston mundësia që të marrë detyrën si trajner i Barcelonës pas Euro 2020.

Ish-mbrojtësi i blaugranëve aktualisht është në krye të Holandës dhe po shpreson të vulosë kualifikimin për në finale të verës së ardhshme.

Koeman ka një klauzolë në kontratën e tij me kombëtaren holandeze që ia lejon atij të bashkohet me Barcelonën pas turneut.

"Bashkimi me katalanasit është një mundësi, por vetëm pas Euro 2020," tha Koeman .

"Nuk e di nëse do të vazhdoj të flas për punën e Barcelonës  në të ardhmen, sepse është pak e çuditshme të flasësh për mundësinë e shkuarjes në një klub tjetër ndërsa je trajneri i Holandës," përfundojë ish- lojtari i Barcelonës.

56 vjeçari përflitet si zëvendësues i Valverdes tek Barcelona, pasi ky i fundit nuk po bind aspak në muajt e fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco