19-vjeçarët/ Kosova barazim historik përballë Rusisë

19-vjeçarët/ Kosova barazim historik përballë Rusisë

16:38, 13/11/2019

Kombëtarja e Kosovës U19 ka marrë një barazim historik 1-1 kundër bashkëmoshatarëve të Rusisë, në ndeshjen e fazës së parë kualifikuese për Europianin e 19-vjeçarëve.

Adonis Aliu në minutën e 11’ kaloi Kosovën në avantazh, por gëzimi i “Dardanëve” zgjati vetëm 60 sekonda pasi Rusia barazoi shumë shpejt me anë të mesfushorit, Igor Shkolik.

Kosova pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e 86’ kur goditi shtyllën. ‘Dardanët’ e rinj janë pjesë e grupit të 5 kualifikues të fazës së parë që po zhvillohet në Uells.

Ndeshja e radhës e Kosovës është pas tre dite kundër përfaqësueses së Polonisë, e cila ka mposhtur 3-0 Uellsin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco