Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Klubet angleze mblidhen për të hequr VAR-in

Klubet angleze mblidhen për të hequr VAR-in

15:49, 13/11/2019

Sistemi “VAR” është kthyer në një temë diskutimi dhe çdo ditë e më tepër, klubet e ndryshme europiane kanë kërkuar nga federatat që të rishikohet mënyra se si ky sistem funksionon, duke qenë se polemikat pas ndeshjeve nuk janë evituar.

Në Angli, duket se shqetësohen më shumë dhe tashmë po mendojnë seriozisht për të marrë masa.

Klubet e Premier Ligës, kanë planifikuar një takim me Majk Rilei, drejtori i arbitrave.

Klubet pretendojnë se sistemi “VAR” është duke e dëmtuar futbollin në Angli prandaj duhet të merren masa për këtë.

Ata synojnë që sistemi “VAR” të hiqet dhe të mos ketë më përdorim tijin, madje duke filluar që nga ky sezon.

Klubet synojnë që të heqin sistemin që këtë sezon dhe faza e dytë të rikthehet ashtu si vitin e shkuar.

Gjasat që sistemi “VAR” të hiqet janë të pakta, teksa nga ana tjetër kundërshtimet me “VAR” kanë qenë që para se të montohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco