Hysaj flet si kapiten: Me Andorrën do të synojmë rekordin e pikëve të Shqipërisë

Hysaj flet si kapiten: Me Andorrën do të synojmë rekordin e pikëve të Shqipërisë

13:27, 13/11/2019

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për takimin e nesërm me Andorrën.

Së bashku me trajnerin Reja, në konferencë për shtyp ka dalë edhe kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj, i cili rikthehet në Kombëtare pas rreth 2 muajsh, për shkak se në ndeshjet e tetorit mungoi, pasi pësoi një dëmtim me ekipin e Napolit.

A jeni një grup i bashkuar dhe më i fortë?

Sigurisht jemi shumë të bashkuar, siç po e kuptoni dhe ju. Janë të gjithë çuna të rinj dhe me ndihmën e trajnerit po krijojmë një grup të mirë.

Si ndiheni tani, pasi kaluar dëmtimin?

Unë jam mirë, sepse luajta me Napolin. Mendojmë shumë për Andorrën. Duhet të kalojmë nga sfida e Andorrës, për të arritur rekordin e pikëve. Në ndeshjen e dytë, do të ketë emocione te tjera, pasi është stadium i ri.

Stadiumi i ri dhe emocioni ndaj Francës?

Do të jetë një emocion ndryshe. Franca ka kampionë bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë. Tifozeria sa më shumë afër të jetë aq më shumë eufori ka dhe na ndihmon.

Ju bën keq euforia?

Të gjithë flasin për Francën. Por ne e dimë të gjithë se ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme. Do të jemi si me Moldavinë, do të sulmojmë dhe do përpiqemi mos të marrim gol. Duhet të jemi të qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco