Skema, debutimet dhe refuzimi i ftesës për në Kombëtare/ Reja i thotë hapur të gjitha

Skema, debutimet dhe refuzimi i ftesës për në Kombëtare/ Reja i thotë hapur të gjitha

13:17, 13/11/2019

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për takimin e nesërm me Andorrën.

Sfida me skuadrën modeste do të luhet nesër në orën 20:45 “Elbasan Arena”, aty ku kuqezinjtë do të synojnë fitoren, për ta mbyllur fushatën kualifikuese më 17 nëntor ndaj Francës.

Në lidhje me skemën që do të përdorë kundër Andorrës, tekniku italian tha: “4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para, por me 3-5-2 ne kemi dy sulmues qendror. Dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushor qendre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohem se kur luan me 5 mbrojtës, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli, nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë, tentojmë të sulmojmë më shumë”.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit?

“Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t’i njoh pak më shumë”.

Moment i vështirë për mesfushën dhe situata e Xhakës?

“Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër., që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim Eros Grezdën, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Mbi të gjitha është Shqipëria, rëndësi ka grupi. Nëse dikush mendon se është Mesi, nuk është kështu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco