Oferta e bujshme nga Katari, 560 milionë euro për të blerë klubin e Napolit

Oferta e bujshme nga Katari, 560 milionë euro për të blerë klubin e Napolit

22:45, 12/11/2019

Napoli pritet të ndryshojë pronarë.

Familja e sheikut të Katarit, Al-Thani, do të bëjë një ofertë prej 560 milionë euro për presidentin e Aurelio De Laurentiis për të blerë klubin e Napolit, shkruan “Corriere dello Sport”, raporton SYRI.net.

Pikërisht presidenti i klubit napolitan deklaroi para disa ditësh se i ka humbur totalisht interesi për klubin e Napolit.

Këto deklarata duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhër pasi numrit një të Napolit po i pëlqen më shumë të merret me Barin (klub tjetër në pronësi të De Laurentiis, që luan në Serie C) dhe ngritjen e tyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco