Vieira mbron Granit Xhakën: Ai meriton më shumë respekt, pasi ka bërë shumë për Arsenal

Vieira mbron Granit Xhakën: Ai meriton më shumë respekt, pasi ka bërë shumë për Arsenal

22:33, 12/11/2019

Dy javë më parë mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, u përfshi në një incident me tifozët.

27 vjeçari hodhi shiritin e kapitenit dhe reagoi i zemëruar ndaj tifozëve të Arsenal, të cilët po e fërshëllenin gjatë gjithë kohës.

Pas atij incidenti disa ish-lojtarë të Arsenal i dolën kundra  Xhakës, duke e dënuar sjelljen e tij.

Mirëpo në lidhje me këtë situatë, ish-kapiteni dhe një nga njerëzit më të pëlqyer tek “topçinjtë”, Patrick Vieira nuk është dakord me ish-bashklojtarët e tij.

Image

I pyetur nga “SkySport” Vieira tha se ne duhet të kujtojmë se çfarë ka bërë ai për Arsenal dhe për këtë meriton respekt.

“Ndihem keq për të pasi ishte kapiten dhe tashmë po kalon një moment të vështirë. Unë mendoj se Xhaka meriton më shumë respekt pasi ka dhënë shumë për Arsenal”.

“Kur je futbollist dhe nuk je aq i mirë sa pritej padyshim që ka zhgënjim. Ndonjëherë bën dhe veprime për të cilat më vonë pendohemi”.

“E kam shumë të vështirë të shoh ish-lojtarë të Arsenal të cilët thonë shumë gjëra negative ndaj Xhakës. Kjo është shumë e ulët. Unë e njoh atë dhe e di që do ta kalojë këtë moment të vështirë pasi është një njeri i fortë”, përfundoi Vieira.

" Kujtojmë që Emmanuel Petit është një nga ish-lojtarët që kritikoi Granit Xhakën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco