Ibrahimoviç mund të qëndrojë tek LA Galaxy, ja oferta që ka përgatitur klubi amerikan

Ibrahimoviç mund të qëndrojë tek LA Galaxy, ja oferta që ka përgatitur klubi amerikan

20:44, 12/11/2019

Zlatan Ibrahimovic duket se do të qëndrojë tek Los Angeles Galaxy, pasi nuk dëshiron të kthehet në Evropë për Bolonjën.

Klubi i Bolonjës ka shfaqur interes për të firmosur me Ibrahimovic, të cilit i skadon kontrata me ekipin amerikan në janar.

Mirëpo duket se Ibra nuk e pëlqen këtë opsion dhe e vetmja mënyrë që ai mund të rikthehej në Evropë do të ishte nëse firmoste me një klub të madh.

Klubet të cilat përfliten si Napoli, Milan dhe Inter nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare dhe e vetmja gjë që i ka mbetur shtatlartit është të pranojë ofertën e klubit amerikan.

LA Galaxy i ka ofruar Ibras një kontratë 2 vjeçare ku do të përfitojë 7 milion euro në sezon.

Zlatan iu bashkua Galaxy nga United në Mars 2018, ku ka shënuar 53 gola në vetëm 58 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco