FOTO/ Lampard me rregulla strikte, gjoba lojtarëve nëse i thyejnë

FOTO/ Lampard me rregulla strikte, gjoba lojtarëve nëse i thyejnë

20:13, 12/11/2019

Chelsea edhe pse me një skuadër të re në moshë po arrin sukses në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard ka surprizuar jo pak dhe tashmë ka koleksionuar katër fitore radhazi. Por, kjo nuk është thjesht rastësi. Pasi përveç cilësive dhe aftësive të Lampard si trajner, kanë të bëjnë edhe rregullat strikte që ka vendosur ish-mesfushori.

Image

Lampard duket se i qëndron besnik rregullave të vjetra në futboll, pasi  ka vendosur një disiplinë të hekurt. “Daily Mail” ka zbuluar se Lampard ka hartuar një listë me gjoba për lojtarët në qoftë se ata thyejnë rregullat.

Më e rënda e të cilave është gjoba nëse vjen vonë në stërvitje. Kështu në qoftë se futbollisti vonohet në stërvitje dënohet me 20.000 paund.

Image

Po ashtu, një tjetër gjobë është edhe ajo për vonesat në mbledhjen e skuadrës. Kjo shkelje dënohet me 500 paund në minutë, kështu bën mirë të mos vonohesh shumë. Një tjetër gjobë e rëndë është ajo prej 10.000 paund, në rast se nuk njofton për dëmtime apo probleme shëndetësore para ditës së ndeshjes, apo një orë e gjysmë para stërvitjes.

Gjobat monitorohen dhe mblidhen nga stafi trajnues i Lampard dhe dyfishohen nëse nuk paguhen brenda 14 ditësh. Paratë e mbledhura shkojnë për bamirësi dhe për aktivitetet e ndryshme që do të zhvillojë klubi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco