Goditën arbitrin serb, dy lojtarët shqiptarë dënohen rëndë në Gjermani

Goditën arbitrin serb, dy lojtarët shqiptarë dënohen rëndë në Gjermani

19:01, 12/11/2019

Dënohen me 18 muaj pezullim dy lojtarët shqiptarë, Mërgim Dobruna dhe Adonis Gashi që sulmuan arbitrin serb, Darko Milakoviç.

Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në përballjen mes klubit KF Isa Boletini Sindelfingen dhe FSV Deufringen në kategoritë inferiore të futbollit në Gjermani.

Milakoviç ndëshkoi me karton të kuq lojtarët shqiptarë të cilët të revoltuar për këtë vendim filluan të shajnë dhe godasin gjyqtarin e ndeshjes.

Është media serbe “Kurir” që raporton se edhe shokë të tjerë nga ekipi ishin bashkuar në këtë sulm ndaj gjyqtarit serb. “Serbë të ndyrë, do ju vrasim” – mësohet të jenë shprehur lojtarët teksa e godisnin.

Gjyqtari Milakoviç përfundoi në spital i dëmtuar në gju, ndërkohë serbët shkruajnë se klubi Isa Boletini Sindelfingen është gjobitur me 1000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco