Interi ‘godet’ në merkato, Conte gati transfertën me kosto zero!

Interi ‘godet’ në merkato, Conte gati transfertën me kosto zero!

18:09, 12/11/2019

Antonio Conte po i kërkon drejtuesve të Interit që të përforcojnë skuadrën me elementë të rinj.

Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur emrat e duhur me sa më pak kosto.

I përzgjedhuri është Layvin Kurzawa, mbrojtësi i majtë i PSG, i cili duket se nuk po kalon një moment të mirë te kampionët e Francës.

Sipas medieve italiane, 27-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën e tij me klubin kryeqytetas francez dhe besohet se dëshiron një marrëveshje 4-vjeçare me Interin.

Ndërkohë që drejtuesit e Interit po vijojnë punën që ta bindin mbrojtësin të pranojë transferimin në Milano.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco