VIDEO/ Sarri tha është i dëmtuar, shikoni çfarë ka bërë së fundmi Ronaldo te Portugalia!

VIDEO/ Sarri tha është i dëmtuar, shikoni çfarë ka bërë së fundmi Ronaldo te Portugalia!

17:50, 12/11/2019

Cristiano Ronaldo është kryefjala e ditës në “Allianz Stadium”.

Portugezi nuk e priti mirë zëvendësimin në duelin kundër Milanit, i cili në shenjë proteste shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke mos i dhënë dorën trajnerit.

Por, nëse trajneri Maurizio Sarri e justifikoi zëvendësimin e tij në minutën e 55-të duke thënë se po vuan nga një dëmtim në gju dhe nuk arrin të bëjë dot as pasimet më të lehta pa ndjerë shqetësim, Eurosport ka bërë një xhirim në stërvitjen e CR7 te Portugalia dhe gjuri dukej mjaft mirë, madje as fashim nuk kishte.

Por ndryshe nga kjo situatë lojtari bardhezi ka punuar fort si të gjithë duke mos u diferencuar. Madje, Pacienca, shoku i tij te kombëtarja tha se "nuk jam mjek, por mua mu duk shumë mirë!".


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco