Largimi nga Bayerni, Hoeness rrëfim emocionues: Kalova 40 vite të jetës sime

Largimi nga Bayerni, Hoeness rrëfim emocionues: Kalova 40 vite të jetës sime

17:15, 12/11/2019

Përballja ndaj Dortmundit ishte ndeshja e fundit e Uli Hoeness si president i Bayern Munchen.

Në një rrëfim emocionues për “Sport 1”, Hoeness tha se për 40 vite të jetës së tij ka bërë gjithçka për "Rekordmenët" e Gjermanisë ashtu si dhe për futbollin në tërësi.

“Po flasim për një periudhë 40- vjeçare ku klubi i Bayernit ka fituar gjithça. Kam qenë prezent në shumë reforma të futbollit në rang klubesh dhe kombëtaresh. Shumë njerëz më kanë vlerësuar, të tjerët ndoshta e bëjnë pas të premtes, gjithsesi nuk është koha për të gjykuar askënd. Edhe pse do të largohem nga roli i presidentit, do të vazhdoj të frekuentoj rregullisht ndeshjet e Bajernit dhe jo vetëm.

Dhurata e fundit nga skuadra? Mendoj që ajo ishte në ndeshjen me Borusian, të tjerat nuk më interesojnë, pasi nuk do të jenë për mua (qesh)”.

Në takimin e radhës, ku Hoeness do të ndahet zyrtarisht nga skuadra gjermane, ai do t’i kërkojë bordit drejtues të merret me trajnerin Hansi Flik, i cili në dy ndeshjet e fundit i ka dhënë një tjetër fytyrë skuadrës.

“Do t’u kërkoj drejtuesve të merren personalisht me të. Nuk mund ta injorojmë atë çfarë Hansi ka bërë gjatë kësaj jave. Ai mori drejtimin e skuadrës në një moment jo shumë të mirë duke na kthyer gëzimin që na kishte munguar prej javësh. Kemi dy javë kohë për të vendosur në qetësi se çfarë do të bëhet. Ka disa alternativa për stolin, njëra prej tyre ndodhet para syve (Flik)”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco