Tottenham e gjen tek klubi i Romës zëvendësuesin e Eriksen

Tottenham e gjen tek klubi i Romës zëvendësuesin e Eriksen

17:09, 12/11/2019

Tottenham Hotspur po tregon interes të vazhdueshëm për të nënshkruar me mesfushorin e Romës, Lorenzo Pellegrini.

Spursat janë duke u përgatitur për zëvendësuesin e Christian Eriksen, të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit. Dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Pellegrini shihet si futbollisti ideal.

Mesfushori është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit verdhekuq, por ofertat e shumta në drejtim të tij mund të detyrojnë drejtuesit ta lejojnë të largohet.

Vet lojtari ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë dhe në të ardhmen të bëhet idhulli i tifozerisë, por Tottenham pritet t’i bëjë një ofertë të mirë atij dhe klubit në janar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco