Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shiu i prish planet Rejës, anulohet seanca stërvitore e pasdites

Shiu i prish planet Rejës, anulohet seanca stërvitore e pasdites

15:14, 12/11/2019

Ndryshon përsëri plani i punës për ditën e sotme në ekipin kombëtar.

Trajneri Edi Reja kishte vendosur që të bënte dy stërvitje sot, për të përgatitur ndeshjen me Andorrën, por plani i tij është prishur nga reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditës.

Mbrëmë, Reja vendos që ekipi të zhvillonte dy seanca stërvitore, pasi kërkonte të implementonte sa më shpejt idetë e tij për duelin ndaj Andorrës, meqë sfida luhet të enjten dhe kishte pak kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën.

Ekipi ka zbritur në fushën e lojës gjatë paradites sipas planit të ri dhe për më shumë se dy orë ka punuar nën urdhrat e trajnerit të kuqezinjve dhe stafit të tij.

Por reshjet e shitu nuk pushonin dhe terreni stërvitor ishte bërë i vështirë për futbollistët.

Ndaj duke menduar edhe që të mos sforcojë shumë lojtarët e të rrezikojë ndonjë dëmtim, Reja ka vendosur që të anulojë stërvitjen e pasdites.

Konfirmimi ka ardhur nga FSHF-ja, që ka treguar se si kushtet atmosferike ishin bërë pengesë në këtë rast.

Nesër ekipi do të mbyllë përgatitjet me seancën stërvitore të pasdites, të fundit para sfidës me Andorrën ku Shqipëria mund të bëjë rekordin e pikëve në pjesëmarrjen në një eliminatore Europiani apo Botërori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco