Mourinho i jep leksion Guardiolës: Duhet të ‘parkojë autobusin’ para portës

Mourinho i jep leksion Guardiolës: Duhet të ‘parkojë autobusin’ para portës

12:44, 12/11/2019

Për të konfirmuar problemet në mbrojtje të skuadrës së Guardiolës në ndeshjen Liverpool-City, analizoi edhe Jose Mourinho gjatë panelit me Roy Kean dhe Vincent Company në “Sky Sports”.

“Të gjitha herët që kam luajtur kundër Liverpoolit, duke mos pasur në dispozicion një skuadër të shkëlqyer si ‘reds’-at, jam shqetësuar gjithnjë për distancat mes katër mbrojtësve të mi. Kur një skuadër luan si ata, me Firminon që vepron mes linjave dhe krijon rreziqe dhe me Salah e Mane, të cilët shfrytëzojnë gabimet, duhet luajtur më ngushtë”, tha portugezi.

Me pak fjalë, Mourinjo i propozoi kolegut të tij atë që ai nuk e bën kurrë, të parkojë “autobusin” përpara porte.

“Liverpooli shënoi dy gola, një mes Walker dhe Stons dhe një mes Fernandinhos dhe Angelinhos. Nuk mund të them më shumë se kaq. Për mua ishin gola të shmangshëm. Është shumë e vështirë, por ti duhet të përpiqesh. Duhen zënë hapësirat. Duhet luajtur më shumë se kurrë me një distancë më të ngushtë mes mbrojtësve”, shtoi portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco