Legjenda angleze i jep merita Sarrit: U tregua i guximshëm që zëvendësoi Ronaldon

Legjenda angleze i jep merita Sarrit: U tregua i guximshëm që zëvendësoi Ronaldon

11:57, 12/11/2019

Geri Lineker vlerëson shumë guximin e Sarrit për të larguar nga fusha e lojës Cristiano Ronaldon, por parashikon se kjo histori nuk do të përfundojë kaq shpejt.

Ai thotë se trajneri italian u tregua i zoti për të goditur me këtë zëvendësim, ndërsa pret me kuriozitet të madh të ardhmen.

Maurizio Sarri zëvendëson për herë të dytë radhazi Cristiano Ronaldon dhe ai largohet menjëherë në dhomat e zhveshjes. Kjo histori nuk do të përfundojë mirë mendoj. Duhet thënë se Sarri u tregua një trajner i guximshëm. U fut Dybala për Ronaldon dhe vendosi ndeshjen kundër Milanit. Çfarë goditjeje”, shkruan Lineker në rrjetet e tij sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco