Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Elis Bakaj mund të firmosë me një tjetër Dinamo

Elis Bakaj mund të firmosë me një tjetër Dinamo

11:33, 12/11/2019

Elis Bakaj në fund të këtij viti pritet të ndryshojë skuadër, por jo kampionat.

Sulmuesi shqiptar, i cili ka spikatur në këto dy vite me Shakhtyor Soligorsk, ka arritur akordin me skuadrën e Dynamo Brest, që është shumë pranë fitimit të titullit kampion në këtë sezon.

Bakaj është tunduar edhe nga mundësia për të luajtur në Champions League, ndërkohë që ka qenë vetë presidenti i Dynamo Brest ai që ka kontaktuar futbollistin shqiptar për t’u transferuar te skuadra e tij, pasi e pëlqen së tepërmi Bakajn.

Në këtë edicion Bakaj u përpoq të udhëhiqte Shakhtyor Soligorsk drejt fitimit të titullit në Bjellorusi, por nuk ja doli pasi 10 golat dhe 12 asistet e tij në kampionat nuk mjaftuan, ndërkohë që gjatë këtij viti kalendarik numëron dhe 4 gola në Kupë dhe 1 në kualifikueset e Europa League.

Me Dynamo Brest, Bakaj do të firmosë një kontratë 2-vjeçare dhe paga e tij do të jetë më e lartë se te Shakhtyor Soligorsk.

Dynamo Brest do të jetë skuadra e tretë me emrin Dynamo në karrierën e Elis Bakajt pas Dinamos së Tiranës dhe Dinamos së Bukureshtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco