Mesfushori kuqezi nuk luan kundër Andorrës. Shkaku

Mesfushori kuqezi nuk luan kundër Andorrës. Shkaku

11:10, 12/11/2019

Trajneri Edi Reja nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen 14 e nëntorit ndaj Andorrës mesfushorin Klaus Gjasula.

29-vjeçari u ndëshkua me të verdhë në minutat finale në takimin ndaj Moldavisë duke bërë që të plotësojë numrin e kartonëve dhe kështu është i skualifikuar për ndeshjen e ditës së enjtes që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Mesfushori do të jetë gati për sfidën me Francën, teksa Rejës do t’i duhet të gjejë aktivizojë një lojtar tjetër, për sfidën ndaj Andorrës, të enjten në mbrëmje.

Vlen të theksohet se Gjasula në ndeshjet e fundit të Kombëtares, ka treguar një formë të mirë dhe ka fituar besimin e trajnerit italian, Edi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco