Cassano shtang të gjithë me këtë deklaratë: Ronaldo rrezikon pezullimin 2-vjeçar!

Cassano shtang të gjithë me këtë deklaratë: Ronaldo rrezikon pezullimin 2-vjeçar!

18:51, 11/11/2019

Antonio Cassano thotë se Cristiano Ronaldo rrezikon pezullimin prej dy vitesh pas largimit nga stadiumi i Juventusit pa përfunduar ndeshja kundër Milanit.

Paolo Dybala zuri vendin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të, teksa ky zëvendësim nuk u prit mirë nga ylli portugez, i cili në shenjë proteste shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke mos i dhënë dorën trajnerit.

34-vjeçari raportohet t’i ketë thënë Maurizio Sarrit, “largohu”, para se të nisej drejt dhomave të zhveshjeve, pas zëvendësimit në ndeshjen e dytë radhazi.

Ndërkaq, ish-sulmuesi italian, Cassano, ka thënë se gjërat mund të përkeqësohen për Ronaldon.

A është larguar para përfundimit të ndeshjes? “Nuk mund ta bësh atë, sepse është një kontroll anti-doping. Mua më është dashur të kthehem urgjentisht në stadium, për të shmangur pezullimin 2-vjeçar. Nëse është larguar rrezikon shumë...”, ka thënë Cassano për emisionin televiziv italian, Tiki-Taka.

Sidoqoftë, nuk ka kurrfarë dyshimi që Ronaldo u largua nga ndeshja për ta shmangur testimin, ndërsa Sarri është përpjekur ta qetësojë situatën duke thënë se futbollisti ka një problem të vogël fizik.

Juventusi mposhti mbrëmjen e djeshme Milanin me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Paolo Dybala në minutën e 77-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco