FOTO/ Braktisi stadiumin pas zëvendësimit, Ronaldo reagon në rrjetet sociale

FOTO/ Braktisi stadiumin pas zëvendësimit, Ronaldo reagon në rrjetet sociale

14:07, 11/11/2019

Juventusi mposhti mbrëmjen e djeshme Milanin me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Paolo Dybala në minutën e 77-të.

Sulmuesi argjentinas zuri vendin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të, teksa ky zëvendësim nuk u prit mirë nga ylli portugez, i cili në shenjë proteste shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke mos i dhënë dorën trajnerit.

Gjithashtu mediat italiane raportojnë se Ronaldo braktisi stadiumin para se të mbaronte ndeshja, teksa pritet që klubi të marrë një masë ndëshkimore ndaj tij.

CR7 nuk ka preferuar të bëjë polemika në lidhje me ngjarjen e djeshme, teksa sot ka postuar një foto në “Instagram”, nga sfida e djeshme duke shkruar “Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco