Sarri shpjegon arsyen përse e zëvendësoi Ronaldon ndaj Milanit

Sarri shpjegon arsyen përse e zëvendësoi Ronaldon ndaj Milanit

09:03, 11/11/2019

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është shfaqur i lumtur për fitoren e mbrëmshme ndaj Milanit.

Në intervistën e tij tekniku italian është shprehur se e dinin që do të vuanin në këtë ndeshje, teksa sqaron edhe zëvendësimin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të, të cili portugezi e priti aspak mirë.

“Ne vuajtëm shumë në këtë ndeshje, dhe ishim përgatitur për këtë, ndonëse gjuajtjet e Milanit ishin nga jashtë zonës. Ishim shumë mirë, pasi kuqezinjtë kanë disa lojtarë që driblojnë. Dëshira që ne kemi për të fituar dhe për të sakrifikuar është shumë e rëndësishme. Higuain po bëhet një lojtar themelor për ne. Bëhet i rëndësishëm për mënyrën se si di të flasë me shokët e ekipit.

Ronaldo? Ne duhet ta falënderojmë atë, që pranoi të luante me kushte jo të mira fizike. Vendosa ta largoja atë, sepse nuk më dukej shumë mirë. Ai kishte një problem në gju para një muaji, dhe që nga ajo kohë ai ka dhimbje kur stërvitet dhe vështirësi kur luan”, u shpreh Sarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco