Pas përmbysjes së çmendur, flet Conte: Nuk mund ta kishim imagjinuar...

Pas përmbysjes së çmendur, flet Conte: Nuk mund ta kishim imagjinuar...

21:09, 09/11/2019

Antonio Conte ka folur i lumtur pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Verona-s.

Në një intervistë për “Sky Sport”, Conte thotë se nuk e kishte imagjinuar që në këtë moment të kishte 31 pikë duke kryesuar Serinë A.

"Përgjigjja e sotme ka qenë e rëndësishme pas zhgënjimit të Dortmund-it. Sot ndeshja nisi keq, Verona mbronte me një skemë 7-3-0. Kemi patur një mur përpara vetes", tha fillimisht Conte.

"Kemi treguar se jemi të pjekur dhe kemi dëshirë për të fituar. Fitore të tilla konfirmojnë se po krijojmë diçka të bukur. 21 pikë në 12 ndeshje janë një arritje e bukur. Dua t'i falënderoj këta djem, që kanë kaluar një pengesë tjetër duke luajtur me zemër. Po përmirësohemi në aspektin psikologjik".

"Jemi të lumtur për vendin e parë në renditje. Nuk e kishim imagjinuar që të kishim 31 pikë në këtë moment. Sot kemi luajtur ndeshjen e shtatë në pak ditë. Dua t'ia dedikoj këtë fitore vajzës sime, Vittoria, që sot ka ditëlindje".

"Në fund të pjesë së parë u kam thënë lojtarëve që të kishin durim. Mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme ajo që ka bërë Batoni në pjesën e dytë, ka luajtur si mesfushor dhe ka depërtuar në zemrën e mbrojtjes kundërshtare", ka përfunduar Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco