VIDEO/ Reali fitore të rëndësishme ndaj Eibarit, Ramos feston me shqiponjë

VIDEO/ Reali fitore të rëndësishme ndaj Eibarit, Ramos feston me shqiponjë

20:45, 09/11/2019

Reali i Madridit ka marrë provizorisht kryesimin në La Liga.

Skuadra e Zinedine Zidanes dhuroi spektakël duke fituar me rezultatin 4-0 përballë Eibarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.

Karim Benzema zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, ndërsa tre minuta më pas, një penallti të fituar nga Hazard, e shndërroi në gol kapiteni Sergio Ramos, i cili më pas iu drejtua kamerës teksa festonte me një shqiponjë.

Pas 9 minutash një tjetër penallti u akordua për Realin, ku këtë herë i saktë nga pika e bardhë u tregua Karim Benzema.

Në fraksionin e dytë të lojës, golin e katërt e shënoi Federiko Valverde, me një goditje të bukur nga hyrja e zonës.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në vendin e parë duke grumbulluar 25 pikë, 3 më shumë se Barcelona që sot në mbrëmje pret në “Camp Nou” skuadrën e Celta Vigo-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco