Bayern fitues në ‘Der Klassiker’, shkatërron Dortmundin

Bayern fitues në ‘Der Klassiker’, shkatërron Dortmundin

20:27, 09/11/2019

Bayern Munich ka fituar në ‘Der Klassiker’ ndaj Borussia Dortmundit.

Bavarezët mposhtën me rezultatin 4-0 verdhezinjtë në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Bundesliga.

Golin e parë në këtë takim e realizoi polaku Robert Lewandowski, kur kaluan vetëm 17 minuta lojë.

Serge Gnabry dyfishoi shifrat dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, ndërsa sulmuesi polak Robert Lewandowski realizoi golin e dytë personal në minutën e 76’.

Rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Mats Hummels, i cili shënoi në portën e gabuar.

Me këtë fitore, Bayern renditet në vendin e tretë duke grumbulluar 21 pikë, ndërsa Dortmundi qëndron në kuotën e 19 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco