Trajneri i Bylisit pas humbjes ‘shpërthen’ ndaj gjyqtarit të ndeshjes

Trajneri i Bylisit pas humbjes ‘shpërthen’ ndaj gjyqtarit të ndeshjes

16:34, 09/11/2019

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan akuzoi gjyqtarin për humbjen 2-3 që skuadra e tij pësoi ndaj Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Në një prononcim për “Supersport”, Dovedan tha se ndaj Bregut nuk ishte ndërkohë që ballshiotëve iu mohua një penallti për prekje me dorë të Gripshit brenda zone.

“Sot Skënderbeu luajti me 5 mbrojtësa mbrapa. Problemi ynë filloi që kur humbëm penalltinë sepse nëse shënonim do të ishte më ndryshe.

Përmbysja dhe penalltitë? U bë faull në fund dhe prandaj na përmbysën. Këto janë arsyet. Nuk është normale të japësh penallti si ajo, ndërsa ne na mohuan një penallti ndaj Gripshit ku e kapi me dorë në zonë. Sërish vazhdoj të them se nuk dua të merrem me arbitrin. Nuk mund të bëjë analizë loje sot duke parë vendimet e gjyqtarëve që nuk na dhanë penallti pro por kundër i dha”, tha Dovedan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco