Teuta ndalet në barazim përballë Luftëtarit

Teuta ndalet në barazim përballë Luftëtarit

16:27, 09/11/2019

Ka përfunduar në barazim pa gola përballja mes Luftëtarit dhe Teutës e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Skuadra e Shkëmbit ishte më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes, por ishte e paqartë në repartin e sulmit duke munguar konkretizimi.

Luftëtari nga ana tjetër tentoi me kundërsulme dhe me goditje jashtë zone, por nuk gjeti dot golin, që mund t’i jepte 3 pikët.

Pas këtij barazimi, Teuta renditet në vendin e 5-të në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Luftëtari ndodhet në vendin e 9-të me vetëm 7 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco