VIDEO/ 5 gola, penallti dhe përmbysje! Skënderbeu ‘merr hak’ ndaj Bylisit

VIDEO/ 5 gola, penallti dhe përmbysje! Skënderbeu ‘merr hak’ ndaj Bylisit

15:37, 09/11/2019

Ka qenë një ndeshje me të vërtetë spektakolare ajo e luajtur në “Adush Muça” midis Bylisit dhe Skënderbeut.

Skuadra korçare ia doli të mposhtë ballshiotët 3-2 në transfertë.

Isli Hidi fillimisht do të gabonte një penallti për skuadrën e tij duke e nxjerr topin jashtë. Atë që nuk arriti të bënte dot portieri i Bylisit, ia doli Krasniqi në minutën e 41.

Pjesa e dytë foli më shumë për Bylisin dhe goli i barazimit do të vinte nga Murataj. Për të ndezur edhe më shumë tifozët mendoi Goxhaj që me një gol me rrofeshatë, nisi edhe festën e madhe.

Por njëkohësisht këto do të ishin edhe minutat dramatike, pasi u akordua një penallti në favor të Skënderbeut pas një konktati të gabuar nga Ndreca në zonë. Bregu e dërgoi topin në rrjetë pavarësisht presionit që kishte në ekzekutimin e penalltisë. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Gripshi arrin të shënojë dhe të thyejë Bylisin që kishte 10 ndeshje pa humbje. 

Kjo ishte një hakmarrje për Skënderbeun pasi ishin mposhtur në fazën e  parë nga Bylisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco