Hysaj gjithnjë e më pranë Romës

Hysaj gjithnjë e më pranë Romës

14:53, 09/11/2019

Elseid Hysaj është duke kaluar një nga sezonet më të errët në karrierën e tij. Mbrojtësi kuqezi është karakterizuar nga dëmtime në këtë start sezoni me skuadrën e Napolit. Shkodrani ka humbur statusin e titullarit me nënkampionët e Italisë dhe po shqyrton seriozisht mundësinë për tu larguar në merkaton e janarit.

Skuadra që ka shprehur interes për shërbimet e Hysajt është Roma. Klubi kryeqytetas e ka ndër objektivat kryesor 25 vjeçarin në merkaton e dimrit. Sipas mediave italiane Hysaj dhe agjenti i tij Mario Giuffredi prej kohësh po negociojnë me klubin e Napoli rreth një transferimi të shqiptarit në “Olimpiko”.

Kapiteni kuqezi ka refuzuar mundësinë për të rinovuar me jugorët e italisë. 

I vetmi problem në këto tratativa mbetet kërkesa presidentit Aurelio De Laurentiis i cili dëshiron të paktën 25 milione euro për ta lënë të lirë. Që  transferimi në Romë të jetë i realizueshëm në janar për mbrojtësin e djathtë, verdhekuqtë fillimisht duhet të lirohen nga Zapacosta.

Sakaq, një tjetër aspekt që i shtyn kryeqytetasit të investojnë te Hysaj, është edhe politika e re në klubin italian për të investuar ne merkato te futbollistët nën 27-vjeç

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco