Real Madrid nuk heq dorë nga Paul Pogba, ja oferta që ka përgatitur për mesfushorin

Real Madrid nuk heq dorë nga Paul Pogba, ja oferta që ka përgatitur për mesfushorin

14:27, 09/11/2019

Real Madrid është i gatshëm të përfshijë mesfushorin kolumbian, James Rodriguez, në operacionin e nënshkrimit të mesfushorit francez të Manchester United, Paul Pogba. Ky i fundit është një nga lojtarët më të preferuar të Zinedine Zidane.

Sipas raporteve mediatike nga Anglia, në përgjithësi, të dyja klubet, Manchester United dhe Real Madridi dëshirojnë t’i zvogëlojnë shumat ekonomike të transferimit të Pogba, verën e ardhshme. Për këtë po studiojnë mundësinë e përfshirjes së disa lojtarëve në bisedime, në funksion të arritjes së marrëveshjes. 

Njëri prej tyre mësohet se është James Rodríguez, i cili ishte huazuar te Bayern Munich dhe nuk i ka pasur asnjëherë punët mirë në Madrid, me Zidane trajner. Paul Pogba tashmë e ka treguar qëllimin për ta lënë Manchester United.

Përpjekja e tij për këtë dështoi verën e kaluar, ndërsa tani janë klubet, që duhet të bien dakord. Zidane e ka kërkuar me ngulm nënshkrimin e Pogba, ndaj presidenti Florentino Pérez po studion mënyrën më të mirë për ta marrë në “Bernabeu” kampionin e botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco