E ardhmja e Lucas Paquetas, agjenti shuan dyshimet

E ardhmja e Lucas Paquetas, agjenti shuan dyshimet

13:51, 09/11/2019

Dyshimet mbi të ardhmen e Lucas Paquetas i ka shuar agjenti i tij Eduardo Uram.

Uram ka deklaruar se Paqueta do të qëndrojë tek Milan dhe se nuk do të largohet tek PSG.

Në fakt braziliani nuk është një emër i ri për francezët, pasi drejtori sportiv i tyre, Leonardo është një admirues i lojës së 22-vjeçarit dhe me mundësinë e parë ai do të ishte i gatshëm të bënte një ofertë për të bindur drejtuesit e Milanit ta linin të lirë.

 Por sipas agjentit të Paqueta ai nuk ka kontaktuar me askënd dhe se mesfushori do të jetë te Milani edhe sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco