FSHF: Nuk ka akoma asgjë zyrtare për emrin e ri të stadiumit

FSHF: Nuk ka akoma asgjë zyrtare për emrin e ri të stadiumit

13:27, 09/11/2019

Pas lajmit të publikuar ku thuhej se stadiumi i ri do të quhej “Air Albania Stadium (Proçesi Sportiv), ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit përmes zëdhënësit për shtyp, Andi Verçani.

Verçani mohon se ka një gjë zyrtare, dhe se për këtë do të njoftoheni më vonë.

“Përshëndetje të gjithëve. Në lidhje me emrin e stadiumit që po më shkruani të gjithë individualisht, nuk ka asgjë zyrtare nga FSHF. Në momentin që do të kemi një njoftim zyrtar, sigurisht që do të njoftoheni për çdo detaj përpara ndeshjes me Francën”, shkruan në reagimin e tij zyrtari i FSHF-së. (Sipas Express)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco