‘Arena Kombëtare’ tashmë me një emër të ri

‘Arena Kombëtare’ tashmë me një emër të ri

12:59, 09/11/2019

Tashmë nuk ka më dyshime. Stadiumi më i ri në vend do të quhet “Air Albania Stadium”.

Sipas lajmit të publikuar nga ‘Proçesi Sportiv” kompania ajrore ka qenë ajo që ka fituar konkurrencën mes kompanive të ndryshme që kishin bërë ofertat e tyre.

Mësohet se kompania ajrore do të paguajë 650 mijë euro në vit për të vendosur emrin në stadiumin Kombëtar. Shitja e të drejtave është bërë për një afat pesëvjeçar.

Kështu, më datën 17 nëntor në ndeshjen kundër Francës, kur edhe do të inaugurohet impianti, stadiumi do të ketë emrin e tij zyrtar. Kujtojmë se FSHF kishte hapur një ankand për emrin e stadiumit më datë 22 korrik, ndërsa tashmë është zyrtarizuar me emrin “ Air Albania Stadium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco