Mungesa e gjatë në kombëtare, Zidane i del në krah Benzemas

Mungesa e gjatë në kombëtare, Zidane i del në krah Benzemas

10:50, 09/11/2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për mediat përpara ndeshjes me Eibar.

Përveç sfidës, Zidane foli dhe për mungesën e Karim Benzema në kombëtaren e Francës.

Sulmuesi 31 vjeçar mungon që nga viti 2015 në kombëtare, dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Realit, i cili u shpreh se Benzema është një ndër sulmuesit më të mirë në botë në 10 vitet e fundit.

 “Ai gjithmonë ka dashur të luajë për kombëtaren e Francës. Për të qenë i sinqertë, nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh. Por, nëse e shohim nga pikëpamja sportive, ai është ndër më të mirët në 10 vitet e fundit. Unë mendoj se duhet të ketë patjetër një vend për të në përfaqësuese”, ka thënë Zidane.

Sulmuesi i Real Madridit është jashtë kombëtares franceze që nga 2015, pasi dyshohet si i përfshirë në një komplot për të shantazhuar, Mathieu Valbuena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco