Mori karton të verdhë në ndeshjen ndaj Vllaznisë, futbollisti i Tiranës humbet ndeshjen e radhës

Mori karton të verdhë në ndeshjen ndaj Vllaznisë, futbollisti i Tiranës humbet ndeshjen e radhës

10:30, 09/11/2019

Tirana barazoi 0-0 në ndeshjen ndaj Vllaznisë, e vlefshme për javën e 12- të në Kategorinë Superiore.

Megjithatë, përveç pikës së fituar, Tirana ka humbur një element të rëndësishëm në organikën e saj. Bëhet fjalë për mesfushorin Idriz Batha, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.

27-vjeçari ka plotësuar numrin e kartonëve dhe për pasojë do të jetë i pezulluar për sfidën e ardhshme në kampionat ndaj Skënderbeut. Takim ky i cili do të luhet vetëm pas dy javëve, teksa në këtë moment është koha e ndeshjeve të Kombëtares dhe kampionati do të jetë i ndërprerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco