Problemet me VAR, Iker Casillias ka një sugjerim se si mund të përmirësohet

Problemet me VAR, Iker Casillias ka një sugjerim se si mund të përmirësohet

08:59, 09/11/2019

Iker Casillas ka mbrojtur portën në më shumë se 1000 ndeshje në futbollin profesionist.

Sigurisht prezenca në kaq shumë takime ja lejon atij të japi mendimin se si VAR mund të bëhet më i mirë.

Ish portieri i Real Madridit dhe Spanjës mendon se skuadra e gjyqtarëve që drejtojnë rregullat mbi vendimet e mëdha duhet të shoqërohet nga një ish-futbollist profesionist për të siguruar një ekspertizë më të mirë.

"Unë propozoj që për VAR, përveç gjyqtarit që analizon pamjet, të ketë edhe një ish-futbollist," .

"Do të ishte mirë që ata të japin mendimin e tyre për incidentet që ndodhin gjatë një ndeshje," u tha ai ndjekësve të tij në Twitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco