Armando Sadiku mungon në ndeshjen e radhës

Armando Sadiku mungon në ndeshjen e radhës

21:14, 08/11/2019

Pak ditë më parë, Armando Sadiku pësoi një dëmtim me skuadrën e Malagës në kampionatin spanjoll.

Për pasojë, bomberi kuqezi mungoi edhe në ndeshjen e shkuar në kampionat teksa e kishte në dyshim edhe përballjen e kësaj jave kundër Fuenlabradës.

Mesa duket, dëmtimi muskulor që Sadiku ka pësuar, ka rezultuar më problematik nga sa mendohej në fillim.

Ai nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij në këtë takim kaq delikat dhe diçka të tillë e ka pranuar trajneri i skuadrës së Malagës.

Me shumë gjasa, kjo është ndeshja e fundit që Sadiku mungon për shkak dëmtimi, por në pikëpyetje mbetet edhe Kombëtarja.

Ai vjen nga një gjendje jo e mirë fizike në ditët e fundit dhe një muaj më parë, kërkoi nga FSHF që të mos bashkohej me ekipin kombëtar sepse kishte një problem familjar.

Edi Reja ende nuk e ka publikuar listën teksa ditët në vijim pritet të qartësohet edhe gjendja fizike e Sadikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco