Dy yjet e Juventusit në dyshim për sfidën me Milanin

Dy yjet e Juventusit në dyshim për sfidën me Milanin

19:36, 08/11/2019

Pasi siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champions League, Juventusi ka nisur punën për të përgatitur ndeshjen e ardhshme të kampionatit italian, atë ndaj Milanit të dielën në mbrëmje.

Kështu gjatë seancës së sotme stërvitore ka rënë në sy fakti që Cristiano Ronaldo dhe Mathijs De Ligt janë stërvitur veçmas grupit, për shkak të problemeve muskulore, ndërsa burime prezenca e tyre ndaj Milanit është në dyshim.

Mbrojtësi holandez nuk mori pjesë as në udhëtim ndaj Lokomotivës së Moskës për shkak të dëmtimit, ndërsa Ronaldo luajti deri në minutat e fundit në kryeqytetin rus, për t’u zëvendësuar më pas.

Për sfidën ndaj Milanit, të dy lojtarët janë në dyshim, teksa trajneri Sarri shpreson që të rikuperohen në kohë rekord dhe t’i ketë në dispozicion për të dielën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco