Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tirana-Vllaznia, publikohen formacionet e ‘klasikes’

Tirana-Vllaznia, publikohen formacionet e ‘klasikes’

17:31, 08/11/2019

Do të startojë në orën 18:00, “klasikja” e futbollist shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Pritet që të luhet në një atmosferë realisht të zymtë. Dhe kjo, jo vetëm prej shirave që kanë pushtuar vendin, por për tifozët. Stadiumi do të jetë zyrtarisht bosh.

Bardheblutë e Ahmatajt vijnë në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Teutës, ndërkohë që shkodranët u mposhtën në shtëpi nga Bylisi.

Në 11 javë kampionat, Tirana ka arritur të sigurojë 18 pikë, duke u renditur në vendin e tretë, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 7-të me 15 pikë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

Trajneri Jonuz ka ulur në stol plot 5 lojtarë. Lekaj, Kruja, Ualusimbi, Zogaj dhe Shtubina e kanë humbur vendin në formacion.

Nga ana tjetër Ahmataj vazhdon të rreshtojë një Tiranë sulmuese me Halilin, Kobina, Kale dhe Ngo nga minuta e parë.

Formacionet

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Kobina, Kale, Ngoo.

Trajner: J. Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinjo, Maranhao.

Trajner: M. Jonuz

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco