Suso flet në lidhje me situatën e tij tek Milan: Mua më pëlqen të...

Suso flet në lidhje me situatën e tij tek Milan: Mua më pëlqen të...

17:11, 08/11/2019

Suso është njëri prej lojtarëve më të kritikuar tek Milani.

Madje, spekulohet se futbollisti spanjoll mund të largohet nga “kuqezinjt” gjatë merkatos së janarit.

Por, nëse pyetet 25 vjeçari, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ish-futbollisti i Liverpoolit insiston se dëshiron të qëndrojë në San Siro dhe zbulon se kishte oferta për t’u larguar, por që i kishte mbetur besnik klubit italian.

“Mua më pëlqen të qëndroj tek Milan. Mund të largohesha për dy vjet rresht por nuk e kam bërë këtë. Unë kam qëndruar këtu sepse kështu dëshiroja. Milani më ka marrë pa para dhe duke e konsideruar këtë, mendoj se paraqitjet e mia kanë qenë të mira”, ka thënë Suso për “La Gazzetta dello Sport”.

Suso  ka një porosi edhe për tifozët kuqezi, të cilëve dëshiron t’ju futet përsëri në zemër.

“Tifozëve ju them: besoni tek mua. Tifozët kanë të drejt të vërshëllejnë, sepse as unë, e as skuadra nuk po luajmë mirë. Mirëpo, jam i bindur se s’kam çka t’i demonstroj askujt. Njerëzit e dinë se çka mund të bëj. Nëse më kritikojnë, është sepse presin që të bëj më shumë. Nëse një lojtar nuk kritikohet, kjo ndodh sepse nga ai nuk presin asgjë”, përfundoi Suso.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco