Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Ndeshja ndaj Manchester Cityt, Salah: Sezonin e kaluar njerëzit folën...

Ndeshja ndaj Manchester Cityt, Salah: Sezonin e kaluar njerëzit folën...

16:40, 08/11/2019

Të dielën në orën 17:30, Liverpool pret Manchester Cityn në “Anfield Road”, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.

Me gjashtë pikë para qytetarëve, “të kuqtë” mund ta thellojnë distancën nëse ia dalin këtë herë.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Mohamed Salah preferon të relativizojë rëndësinë e kësaj ndeshje.

“Sezonin e kaluar njerëzit folën për garën e titullit në dhjetor kur ne ishim gjashtë ose shtatë pikë përpara, dhe të gjithë thanë se kishte mbaruar. Por nuk ka mbaruar. Nëse jeni në ditë të këqija gjithçka vihet në dyshim. Edhe nëse e fitojmë titullin kampion rruga është ende e gjatë, jemi vetëm në nëntor," ka përfunduar sulmuesi i Liverpool.

Këtë sezon Salah ka shënuar 5 gola në 11 javë të Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco