Probleme për Interin, futbollisti rrezikon të humbasë ndeshjen me Veronën

Probleme për Interin, futbollisti rrezikon të humbasë ndeshjen me Veronën

16:24, 08/11/2019

I mungonte Interit prej javësh dhe u rikthye vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Borussias së Dortmundit, por duket se Stefano Sensi rrezikon një tjetër ndalesë, që do t’ia prishte jo pak humorin Antonio Contes.

Ka qenë vetë ky i fundit që në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Veronën, ka treguar se mesfushori i ardhur nga Sassuolo nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe se rrezikon të mbetet jashtë takimit të nesërm.

Mediat pranë klubit zikaltër konfirmojnë se Sensi pritet të kryejë disa ekzaminime ekstra sot, për të vendosur më pas nëse do të jetë apo jo ndaj Veronës, pasi zikaltrit nuk duan ta rrezikojnë, duke qenë se më pas vijnë dy javë pushim.

Nëse do të konfirmohet mungesa e Sensit, atëherë do të shtohen telashet për Conten, që ka të dëmtuar edhe Roberti Gagliardinin në mesfushë dhe do të detyrohet të aktivizojë nga minuta e parë treshen Brozoviç-Barella-Vecino.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco