E bujshme nga Italia/ De Biasi pranë stolit të gjigantit në Serie A

E bujshme nga Italia/ De Biasi pranë stolit të gjigantit në Serie A

13:23, 08/11/2019

Napoli po kalon një moment të vështirë këtë sezon, duke u mundur në kampionat nga Roma dhe më pas duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Salcburgut në Europa League.

Lojtarët janë kundër klubit, klubi është kundër Ancelottit, me presidentin De Laurentiis i cili bën përgjegjës trajnerin për rebelimin e lojtarëve.

Dukshëm ndërmjet palëve ka një krisje të madhe, aq sa ka bërë që trajneri të mendoj largimin përpara se vetë presidenti ta shkarkoj.

Sipas “TuttoSport”, Gianni De Biasi shihet si favorit për të marrë drejtimin e klubit duke pasuar Ancelottin që në largim e sipër.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, është një profil që mund t’i përshtatet shumë mirë situatës që po kalon Napoli. Mund të rikthehej qetësinë brenda grupin, ka eksperiencë, mbi të gjitha është një trajner pa shumë kosto.

De Biasi nga ana e tij do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e bluve në këtë pikë qoftë dhe me një kontratë deri në fund të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco