VIDEO/ Ramsey i ‘vodhi’ golin, shikoni reagimin epik në fytyrën e Ronaldos

VIDEO/ Ramsey i ‘vodhi’ golin, shikoni reagimin epik në fytyrën e Ronaldos

10:20, 07/11/2019

Juventusi fitoi me rezultatin 2-1 kundër Lokomotiv Moskës në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Aaron Ramsey dhe Douglas Costa, por Cristiano Ronaldo pati një episod të pakëndshëm me trajnerin Maurizio Sarri i cili e zëvendësoi në minutën e 81’ duke aktivizuar Dybala.

Në këtë takim gjërat nuk shkuan siç duhej për luzitanin pasi më herët Ransey i “vodhi” golin CR7-ës, shkruan SYRI.net.

Goditja e dënimit e ekzekutuar nga Ronaldo nuk u prit siç duhej nga portieri vendas dhe topi po shkonte drejt rrjetës, por Ransey ndërhyri me prekjen e tij për të shkruar emrin në listën e golashënuesve.

Kamerat kanë filmuar një moment interesant me fytyrën e habitur të Cristiano Ronaldos, kurse francezi gjatë festës drejtoi gishtat duke i dhënë meritë 5 herë fituesit të “Topit të Artë”. / SYRI.net /

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco