E pazakontë/ Mbrojtësi merr dorezat e portierit, Guardiola bën ‘shpikjen’ 9 minuta nga fundi

E pazakontë/ Mbrojtësi merr dorezat e portierit, Guardiola bën ‘shpikjen’ 9 minuta nga fundi

09:05, 07/11/2019

Manchester City u ndal në barazim 1-1 kundër Atalantës në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Portieri titullar, Ederson, i la vendin Klaudio Bravos në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë vetë Bravo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81-të, për shkak se bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

Problemi qëndronte se Guardiola nuk kishte më portierë në stol dhe vendosi që në katërkëndëshin e portës të aktivizojë mbrojtësin e njohur Kyle Walker.

Edhe pse diçka e pazakontë, Walker bëri pritje mjaft të rëndësishme, që në fund i siguruan një pikë “qytetarëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco